Në fund të muajit prill, ministria e Financave dhe Transfereve do të bëjë ekzekutimin e mjeteve financiare për punëtorët dhe bizneset, përfituese nga Pako Emergjente Fiskale.
Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi.
Krasniqi deklaroi kanë filluar aplikimet nga punëtorët për mjetet financiare 170 euro dhe bizneset për pjesën e qerasë.
Përveç kësaj, Krasniqi njoftoi se Qeveria do të mbulojë edhe pjesën e kontributeve.
“Pako është miratuar, është bërë një plan operacion për implementim të masave. Janë përcaktuar saktë çdo institucion që do të merret me implementim. Shumica e masave do të implementohen nga Ministria për financa dhe Transfereve. Ekziston sistemi në ATK për implementim të këtyre masave. Pjesa tjetër që ka të bëjë me sektorin privat do të implementohet nga ministria e Ekonomisë. Një pjesë e masave do të implementohet nga ministria e shëndetësisë, një pjesë nga Ministria e Kulturës dhe nga komunat”.
Me tej, Krasniqi theksoi se një pjesë e këtyre masave do të fillojë të implementohet në fund të prillit, derisa një pjesë e tyre është e lidhur me pagat e rregullta.
“Ka përfunduar komplet sistemi për aplikim, veç kanë filluar me aplikua punëtorët që janë përfitues e asaj mase 170 euro dhe bizneset që kanë të bëjnë me pjesën e qerasë. Punëtorët që nuk kanë vende të punës. Një pjesë e këtyre masave do të filloj të implementohet në fund të prillit. Një pjesë e tyre është e lidhur me pagat e rregullta. Vlugu më i madh pritet më fillua me u implementuar në fund të prillit”, u shpreh Krasniqi.
Mes tjerash, Krasniqi ka sqaruar se kompanitë të cilat kanë përfunduar obligimet për punëtorët do t’iu rimburësohen.
Derisa theksoi se mbetet në dorën e bizneseve nëse këto mjete do të mbesin në llogari të punëtorëve, pasi siç tha ai, kompanitë që kanë pasur aktivitet ekonomik mund ta mbulojnë këtë shumë.
“Jemi munduar të jemi afër dhe mos me pas ngarkesa në implementim. Në rast se kompania ka kryer obligimet për punëtorët atëherë kompanisë do t’i rimbursohen fondet”.
“170 euro shkon direkt në llogari të punëtoreve, kjo shumë neto Qeveria mbulon edhe kontributet, por kjo nuk do të thotë se në rast se kompania ka mundur të punoj qoftë me kapacitete të kufizuara, ne nuk jemi duke thënë që do të kompensojmë krejt pagën por vetëm si një ndihmë. Ato që kanë pasur aktivitet mund ta mbulojnë këtë 170 euro”, ka thënë Krasniqi.