Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, të cilat e kanë fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 30 gusht, në një konferencë për medie të mërkurën kanë prezantuar parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme dhe të cilat nënkuptojnë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.
Parimet e marrëveshjes, të cilat janë përafruar nga liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë” e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Sritan Avazoviqit, kanë deklaruar që Qeveria e re e Malit të Zi:
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor Shtetëror, tre koalicionet opoziare kanë fituar 41 mandate. “E zeza mbi të bardhë” në krye me Aksionin e Bashkuar për Reformën (URA) të Dritan Abazoviqit ka marrë 4 mandate, “Për të ardhmen e Malit të Zi” në krye me Frontin Demokratik ka marrë 27 mandate dhe “Paqja është kombi ynë” e Aleksa Beqiqit ka marrë dhjetë ulëse në parlament.