Derbi i mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve, mes Barcelonës dhe Parisit, i takoi francezëve.
Ndonëse ishte Barcelona ajo që avancoi e para në ndeshje, parisienët nuk u dorëzuan duke barazuar shifrat në pjesën e parë.
E goli i fitores erdhi në minutën e fundit të lojës së rregullt.
Parisienët ishin më të mirë në të gjitha aspektet e ndeshjes, dhe kjo edhe u dëshmua edhe në rezultatin përfundimtar, që ishte 2-1.