Metroja e Parisit u ndryshoi përkohësisht emrat gjashtë stacioneve, në nderim të fituesve të Kampionatit Botëror të Futbollit.
Emri i trajnerit të kombëtares u vu në dy stacione.
Notre-Dame des Champs u bë Notre Didier Deschamps, ndërsa një ndër stacionet qendrore u bë Deschamps Elysées-Clémenceau.
Fituesit e Kupës së Botës do të shfaqen sot në një autobus të hapur në qendër të Parisit.
Franca e mundi Kroacinë me rezultat 4:2 në finalen e së dielës që u mbajt në Moskë.
Zagrebi po ashtu mirëpriti futbollistët kroatë, që arritën finalen për herë të parë në histori.