Një shkelje nga ana e Iranit e marrëveshjes bërthamore e vitit 2015 do të ishte një gabim i rëndë dhe një përgjigje e gabuar ndaj presionit të ushtruar nga SHBA-ja kundër Teheranit, paralajmëroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian.
”Diplomacia franceze, gjermane dhe britanike janë krejtësisht të mobilizuara për ta bërë Iranin të kuptojë se kjo nuk është në interesin e tij”, theksoi ai para Asamblesë Kombëtare, duke bërë thirrje që të veprojnë të gjithë së bashku për të evituar përshkallëzimin në zonën e Gjirit, njofton Klan Kosova.
Një ditë më parë, Këshilli i Sigurimit në OKB kishte bërë thirrje për dialog dhe për marrjen e masave që t’i jepet fund tensioneve në Gji, në një deklaratë unanime të miratuar nga të 15 anëtarët.