Dy kompani kanë mbërritur në fazën finale për ndërtimin e parkingun nëntokësor përballë Filologjikut, i cili do të ketë 500 vendparkingje.
Fillimisht sipas drejtorit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Genc Bashota, ishin kualifikuar katër kompani, por që dy nga to janë tërhequr, raporton Ekonomia Online.
“Jemi në fazën finale, kemi dy kompani që kanë mbërritur në fazën finale. Operatori ekonomik do ta dizajnojnë financojë, ndërtojë operojë dhe pas një periudhe do t’ia kthejë komunës. Numri i parkingjeve është 500, numri i lokaleve do të jetë 500 metra katrorë”.
“Së pari kompanitë kualifikohen për tw parë ne se cilat kanë potencial për të realizuar projektin. Prej 6 kompanive janë kualifikuar 4 dhe 2 janë eliminuar”.
“Më 5 shkurt i kemi hapur ofertat. Në garë për momentin i kemi dy kompani dhe do të vazhdojmë me zgjedhjen e njërës. Jemi optimist se te dyja kanë sjellë diçka kualitative. Procesi i përzgjedhjes sipas ligjit zgjatë një muaj”.
Bashota thotë se ka gjasa që gjatë këtij viti të fillojnë punimet, raporton EO.
“Jam optimist që do te fillojë këtë vit, s’kisha dhënë data sepse i kemi dy kompani dhe njëra mund të ketë ankesa. Shpresoj që deri në verë të këtij viti jemi në fazë për të filluar punimet, varësisht nga lloji i ankesave”.