Parkingu nëntokësor në Prishtinë përfundon për 24 muaj, sigurohen 800 vende për automjete

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 07:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një prej projekteve shumë të rëndësishme në komunën e Prishtinës për vitin 2021 është paraparë projekti i parkingjeve duke përfshirë edhe atë nëntokësor, kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai tha se parkingu nëntokësor është paraparë të përfundojë brenda 24 muajve ku do të sigurohen 800 vende për automjete.

“Një pjesë të parkingjeve aktualisht e kemi vendosur në ombrellën e ndërmarrjes publike Prishtina parking. Ndërsa parking nëntokësor për të cilin kanë filluar punimet te fakulteti filologjik është i paraparë që të përfundohet brenda 24 muajve ku do të sigurohen afër 800 vend parkingje për automjete që do të vijnë në Prishtinë”.

“Llogaritet që 30% e automjeteve të cilat qarkullojnë në zonën e parë lëvizin duke me gjetur parking duke mos pasur parking”.

Poashtu Nushi theksoi se Prishtina do të përballet me një pandemi tjetër siç është ndotja e ajrit andaj kanë paraparë që të hyjë në funksion trafiku urban falas për qytetarë gjatë dhjetorit në mënyrë që të ketë sa më pak automjete.

“Në anën tjetër ne jemi të interesuar që të stimulojmë edhe ndërmarrjen publike trafikun urban ose që të marrim një prej hapave të mundshëm që gjatë muajit dhjetor ku do të jetë falas udhëtimi i qytetarëve me trafik urban. Qëllimi është stimulimi përdorimit të trafikut urban dhe destimulimi i përdorimit të automjeteve”, tha ai, raporton EO.

“Sepse po hyjmë në fazën e një pandemie tjetër e cila është ndotja e ambientit ndotja e ajrit dhe presim që këta dy muajt e ardhshëm është një farë lloj sfide dhe po duam me stimuluar sa më shumë trafikun urban dhe sa më pak përdorimin e automjeteve”.

Të ngjashme