Hapet parkingu nëntokësor në Tiranë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 14:07 | Nga

Përveçse një qendër pedonale, sheshi “Skënderbej” ka tashmë edhe parkingun nëntokësor me mbi 300 vende, raporton tch. Kryebashkiaku i Tiranës, në hapjen e tij ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë parkingun nëntokësor publik, i cili ofron standarde, siguri dhe çmime më të lira.

“Kishim mijëra njerëz në shesh mbrëmë në darkë, që ishte freskët, por kemi mijëra njerëz edhe sot paradite, kur ka diell. Ndaj, besoj se sheshi ka marrë notën 10, nga vlerësimi që po i japin njerëzit që e vizitojnë. Të parkosh sot në qendër të Tiranës është më mirë sesa një orë parkimi në rrugë. Nëse qytetarët kanë më shumë sesa një orë punë në qendër, u bie më lirë të parkojnë në parkingun e sheshit ‘Skënderbej’. Politika e parkingut është e vështirë si mentalitet, por të mos harrojmë se njerëzit gjithmonë e kanë paguar parkimin, thjesht nuk ia kanë paguar Bashkisë, por ia kanë paguar atij që me një arkë zinte vendet e parkimit dhe nën kërcënimin se do t’i gërvishte makinën, ua merrte ato parà”, tha Veliaj.

Për herë të parë aplikohet një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike.

“Është një risi që po e programojmë. Ky është parkimi i parë nëntokësor në Tiranë, por edhe parkimi i parë nëntokësor me karikim elektrik. Edhe parkingu nëntokësor te ‘Bulevardi i ri’ do të ketë vende të posaçme për makinat elektrike. Flota më e madhe e makinave elektrike momentalisht është e Policisë së Shtetit, por do të shtohet edhe me flotën e Bashkisë. Ka rreth 70-80 qytetarë që tashmë kanë makina elektrike dhe kemi menduar që ta kapim menjëherë teknologjinë me të cilën po ecën bota sot”, tha më tej Veliaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme