Deputetët e Parlamentit Evropian në sesionin e sotëm plenar i kanë bërë thirrje Hungarisë për të ekstraduar ish-kryeministrin maqedon Nikola Gruevski.
Gjatë votimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Evropian kërkon që ekstradimi i Gruevskit të bëhet në Shkup në mënyrë që të ndihmojë në ruajtjen e paqes në Evropëa.
Votimi i raportit u bë sot në mbledhjen e Parlamentit Evropian në të cilën u diskutua edhe për të ardhmen e vendeve të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian.