Parlamenti i Serbisë të martën ka themeluar një grup të miqësisë me Shqipërinë pas më shumë se tre vjetësh tentativa.
Kryetar i këtij grupi është zgjedhur deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, shkruan Vecernji Novosti.
Grupi përbëhet nga 12 deputetë, përfshirë edhe: Dubravka Filipovski, Milimir Vujadinovic, Radovan Jancic, Mihailo Jokic, Desanka Repac dhe Ljubisa Stojimirovic (SNS), Muamer Zukorlic ), Predrag Jelenkovic dhe Natasa Mihajlovic (SDPS), Dragan Jovanovic (BS), Marjan Risticevic (NSS) and Aleksandar Cotric (SPO).
Thuhet se deri tash nuk ka pasur aq shumë interesim prej ligjvënësve për formuar grupe të tilla të miqësisë me vendet fqinje, por q ky hap dje është ndërmarrë, në mënyrë që të krijohen marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.
Në seancën e djeshme ka pasur pajtueshmëri që takimi i parë i grupit të mbahet me ambasadorin e Shqipërisë në Beograd dhe më pas ka vjeshta e këtij viti ata ta bëjnë një vizitë në Parlamentin e Serbisë.
Parlamenti serb ka të formuar grupe të miqësisë me afro 100 shtete.