Cakaj takon deputet shqiptarë të Kuvendit të Serbisë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar tre deputetët shqiptarë të Parlamentit të Serbisë.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami!”, është shprehur Cakaj.

“Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën”.

Të ngjashme