Parlamenti i Maqedonisë sot ka ratifikuar marrëveshjen me Greqinë mbi emrin e ri, pasi kryetari Georgi Ivanov refuzoi ta nënshkruaj dokumentin herën e parë.
Sobranja e ka ratifikuar marrëveshjen me 69 vota për, pa praninë e partisë opozitare VMRO DPMNE, dhe si edhe herën e parë, më 20 qershor, pas të cilit Ivanov e informoi Sobranjën se ka vendosur që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e marrëveshjes me Greqinë.
Më herët, disa herë Ivanov ka thënë se këtë dokument assesi nuk do ta nënshkruaj “pa marrë parasysh të gjitha presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve”.
Sipas ligjit nëse kryetari i shteti nuk e nënshkruan dekretin për herë të dytë, një prej mundësive është që marrëveshja me Greqinë të dërgohet dhe të publikohet në Gazetën zyrtare me çka përfundon ky proces.