Roma do të luaj në udhëtim te Parma në kuadër xhiros së 27-të në elitën e futbollit italian.
Giallorosët janë në kërkim të tri pikëve pasi duan të rikthehen në vendin e katërt në Serie A.
Roma në këtë takim vije pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A dhe dëshiron që të triumfojë edhe sot.
Marash Kumbulla është rikthyer si titutllar, derisa në mbrojtje është rikthyer edhe braziliani Roger Ibanez.
Ndërkohë Parma ndodhet në pozitë të rrezikshme dhe vetëm fitorja do t’i mbante ata në garë për t’iu shmangur rënies.
Formacionet zyrtare:
Parma: Sepe, Pezzala, Conti, Brugman, Hernani, Osorio, Mihaila, Man, Kurtic, Pelle, Bani.
Roma: Lopez, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Peres, Pellegrini, Villar, Spinazzola, Pedro, El Shaarawy, Dzeko.