Parma dhe Sassuolo të interesuar për Kristjan Asllanin

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Nuk përjashtohet mundësia që Kristjan Asllani të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Te Torino nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Asllanit në gjysmën e parë të edicionit 2025/26. Megjithatë, edhe nëse largohet nga klubi, reprezentuesi i Shqipërisë pritet të vazhdojë karrierën në futbollin italian.

Gazetari italian, Alfredo Pedulla, ka shkruar të martën se Parma dhe Sassuolo janë të interesuara për shërbimet e Asllanit. Sipas Pedullas, të dy klubet e shohin Asllanin si futbollist me karakteristika të përshtatshme për skuadrat e tyre.

Asllani iu bashkua Torinos gjatë verës në formë huazimi nga Interi. Në rast të ndërprerjes së bashkëpunimit me Torinon, mesfushori nuk pritet të kthehet tek Interi, pasi nuk është pjesë e planeve të trajnerit, Cristian Chivu.

23-vjeçari Asllani këtë edicion me Torinon ka luajtur në 16 ndeshje.

Të ngjashme