Partia Demokratike Turke: Lufta e drejtë e UÇK-së do të dëshmohet edhe një herë

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike Turke e Kosovës ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, për ish-figurat kryesore të UÇK-së.

Në një komunikatë për medie kjo parti vlerëson se lufta e UÇK-së, ka qenë e drejtë dhe se kjo do të dëshmohet edhe në Hagë.

Reagimi i plotë:

Republika e Kosovës, vepër e lavdishme e UÇK-së dhe ju të nderuar qytetarë

Që nga dita e djeshme, ne jemi duke vëzhguar me shqetësim të thellë zhvillimet dhe situatën e fundit. Në një periudhë kur sytë e bashkësisë ndërkombëtare janë të verbër, veshët e tyre të shurdhër dhe goja e tyre është e mbyllur, trajtimi i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluar me qëllim të mbrojtjes së atdheut dhe më e rëndësishmja të qytetarëve të tyre, përbën një goditje ndaj luftës së pastër dhe të justifikuar të UÇK-së kinse nën maskën e drejtësisë.

Që nga përfundimi i luftës, ne jemi thellësisht të pikëlluar që Republika e Kosovës, e cila është përqendruar në përpjekjet e zhvillimit, procesin e dialogut dhe anëtarësimin e plotë në organizatat ndërkombëtare në lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, ka qenë viktimë e konflikteve të dukshme në arenën ndërkombëtare në një kohë shumë kuptimplote.

Pas ngulfatjes ekonomike si rezultat i pandemisë, veprime të tilla që do të shkaktojnë paqëndrueshmëri politike dhe do të ofendojnë identitetin shtetëror të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, nuk duhet të jenë metoda të përdorura nga ata që pretendojnë të jenë miq të Kosovës.

Siç kemi shprehur më parë, ne ritheksojmë besimin tonë se në fund të këtij procesi, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmohet edhe një herë se është një luftë e pastër dhe e justifikuar. Si Parti Demokratike Turke e Kosovës, ne theksojm se jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që Republika e Kosovës të mos tërhiqet në një paqëndrueshmëri politike, duke ftuar qytetarët tanë të veprojnë si një grusht i vetëm nën identitetin kosovar dhe duke lënë mënjanë dallimet politike, etnike dhe fetare.

Me respekt

#EmriiLirisëUÇK

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme