Partia e Drejtësisë, me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, uron të gjithë besimtarët myslimanë, duke lutur Zotin që për pranim të agjërimit dhe punëve të mira, transmeton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate për medie, kjo parti thotë se festa e Fitër Bajramit, përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit.
“Besimtarët myslimanë, pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice për rijuesin, festojnë Fitër Bajramin si festën e mëshirës së Zotit ndaj nesh dhe devotshmërisë sonë ndaj atij”.
“Andaj urojmë në këtë ditë feste që në familjet tona të mbizotërojë vetëm gëzimi, lumturia dhe begatia, ngase në këtë mënyrë dëshmohet pranimi i agjërimit dhe sakrificës së bërë gjatë këtij muaji të bekuar”.
“PD uron që vlerat e fuqizuara islame gjatë muajit të bekuar të Ramazanit të qindra mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovës të shërbejnë si shtylla të fuqishme të shtetndërtimit të vendit”.