Partia e Erdogan humb Ankaranë – në Stamboll të dy palët shpallin fitoren

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Turqia dje ka votuar në zgjedhjet lokale.

Është partia e Presidentit Recep Tayip Erdogan, AKP dhe partia kryesore opozitare CHP që kanë fillimisht shpallur fitoren për qytetin e Stambollit.

Duke folur para reporterëve më vonë në Stamboll, kandidati i CHP-së, Ekrem Imamoglu, nga të dhënat e partisë së tij, ka thënë se ka fituar rreth 28 mijë vota. Minuta më vonë nga AKP, kanë thënë se kandidati i tyre Binali Yildirim, ka fituar mbi katër mijë vota më shumë, shkruan AlJazeera, transmeton Klan Kosova.

Për Ankaranë, rezultatet preliminare, tregojnë së kandidati i Aleancës Kombëtare, Mansur Yavas, ka grumbulluar 50.6 përqind të votave. Ai është i pasuar nga Mehmet Ozhaseki i Aleancës Popullore me 47.2 përqind.

Në qytetin e tretë më të madh, Izmir, kandidati i Aleancës Kombëtare, Mustafa Tunc Soyer ka qenë duke prirë me 58.1 përqind. Kandidati i partisë së Erdogan ka pasur të mbledhura 38.5 përqind të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme