Partia e Re nis funksionimin, paralajmërohen shumë emra të rinj

Prishtinë | 01 Jan 2017 | 10:58 | Nga

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka formuar “Partinë e Re”, së bashku më Ilir Dedën. Ajo ka bërë të ditur se puna zyrtare e kësaj partie do të fillojë në fillim të këtij viti.

“Do të ketë shumë emra të rinj që do të jenë pjesë e partisë më të re në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila, në një intervistë për Lajmi.net.

Ajo ka numëruar të arriturat e vitit në komunën e saj, duke theksuar se viti 2016 është viti më i suksesshëm për Gjakovën që nga paslufta. Kjo Komunë ka inkasuar rreth 2 milionë euro të hyra vetjake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme