Partitë politike nuk e respektojnë afatin zyrtar për fushatën zgjedhore

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 14:13 | Nga

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit do të fillojë më 31 maj. Por ky afat nuk është duke u respektuar nga subjektet politike të cilat tashmë i kanë filluar takimet elektorale.

Njohësit e proceseve zgjedhore dhe politike kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk ka dispozita ligjore të cilat do të parashihnin sanksione për partitë që e fillojnë fushatën elektorale më herët sesa koha e planifikuar.

Ata kanë theksuar se një praktikë e tillë nuk haset në demokracitë e zhvilluara dhe, sipas tyre, si trend nuk do të duhej të ndodhte as në Republikën e Kosovës.

Artan Murati, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se praktika e fushatës së parakohshme nuk haset në demokracitë e zhvilluara dhe si trend nuk do të duhej të ndodhte as në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar se ky fenomen mund të konsiderohet si negativ, për arsye se jo të gjitha partitë politike kanë resurse të mjaftueshme për ta filluar fushatën e tyre elektorale kaq herët.

Të ngjashme