Partitë Popullore Evropiane, EPP, kanë uruar kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, duke i dëshiruar gjithë të mirat dhe fillim të suksesshëm.
Siç njofton LDK, EPP kanë falënderuar edhe ish kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
“EPP e ka falënderuar edhe ish kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për lidershipin e fortë dhe për anëtarësimin e LDK-së në familjen e partive popullore evropiane”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Ndryshe, delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, të dielën kanë zgjedhur për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun.
Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Haziri ka marrë 117 vota, kurse Mustafa vetëm 16.