Ndonëse në nivel qëndron janë “armiqtë” më të mëdhenj politikë, kjo nuk po ndodh edhe në nivel lokal. PDK, LDK, Vetëvendosje, por edhe shoqëria civile, i kanë bashkuar forcat për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 22 tetor 2017.
Gazeta Insajderi ka siguruar marrëveshjen e këtyre partive politike në nivel lokal, të cilat janë bërë bashkë për të garuar në komunën e Graçanicës.
“Marrëveshje politike në mes të drejtuesve të PDK-së, LDK-së, VV-së dhe shoqërisë civile në komunën e Graçanicsë për formimin e iniciativës qytetare për zgjedhjet lokale të 22.10.2017”, thuhet në këtë marrëveshje.
Në bazë të këtij dokumenti, partitë nënshkruese janë pajtuar që të dalim me emrin parazgjedhor “Iniciativa Shqiptare”.
Sipas kësaj marrëveshjeje, iniciativën do ta udhëheqë përfaqësuesi i LDK-së, i pasuar nga ai i vetëvendosjes dhe tutje nga përfaqësuesi i PDK-së.
Marrëveshje përmban shtatë nene, në të cilën janë parashtruar në detaje ndarja e posteve pas zgjedhjeve lokale.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, por kjo ka qenë e pamundur.
Por, përfaqësuesi i PDK-së, nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, Arton Ismaili, e ka konfirmuar këtë përmes llogarisë së tij në facebook.
“Me qëllim që faktori politik shqiptar në Komunën e Graçanicës të ketë mundësi më të madhe të ndikimin në vendimet e Komunës, subjektet politike shqiptare lidhin marrëveshje bashkëpunimi që në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të marrin pjesë në një listë të përbashkët të kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal me Iniciativën Qytetare Shqiptare (IQSH)”, ka shkruar Ismaili.