Ka përfunduar bastisja 10-orëshe nga pjesëtarët e EULEX-it në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj.
Avokati Artan Qerkini ka thënë se bastisja në shtëpinë e Behramajt është bërë me një arsyetim se po hetohet lidhur me dyshimin për një vepër penale e cila sipas tyre, hyn në juridiksionin e Speciales. Ai tha se nuk specifikohet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë.
“Sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij, mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese, mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural. Nuk është legjitimuar, është vetëm një hetim për një vepër penale e cila, sipas tyre, bie nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Qerkini para gazetarëve.
Qerkini bëri të ditur se ndaj Behramajt, aktualisht drejtues i mediumit “Demokracia” nuk ka ka urdhërarrest.
Madje edhe Behramaj u paraqit para medieve, i cili fal;enderoi gazetarët dhe kameramanët që kanë pritur për orë të tëra. “Në këtë fazë të hetimeve po rezervohem prej komentimit të rastit”, tha ai shkurt.
Qerkini ka thënë se është herët të flitet nëse kjo gjë ka të bëjë me rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
“Bastisja ka përfunduar. Ne po shkojmë në punët tona”, është deklaruar shkurt ai përpara mediave.
Qerkini më herët njoftoi se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 18:30 të mbrëmjes.
LEXO EDHE: