Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se pas 15 viteve, spitali i Prizrenit është bërë me Laparaskop të ri.
Ismaili ka shkruar se po bëhen investime për shërbimet mjekësore i cili nuk do të kufizohet vetëm në QKUK por në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore.
Postimi i Ismailit i plotë:
“Pas 15 viteve, Spitali i Prizrenit bëhet me Laparaskop të ri. Pajisje moderne, ne vlerë prej 60 mijë eurove, për kryerjen e operacioneve me metodat e fundit kirurgjike. Këtë vit kemi ndarë buxhet shtesë për pajisje për këtë spital. Përmirësimin e shërbimeve mjekësore nuk do ta kufizojmë vetëm në QKUK, por do të shtrijmë në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore”, shkruan Ismaili.