Vdes një person në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person ka vdekur në Spitalin e Prizrenit.

Ankuesit dyshojnë se viktima ka ndërruar jetë pasi nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli shëndetësorë i apitalit.

Policia rastin e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Spitali i Prizrenit 31.01.2022 – 11:06. Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme