Bashkimi Evropian dhe blloku i Amerikës Jugore, “Mercosur”, kanë nënshkruar marrëveshje tregtare pas dy dekadave të bisedimeve.
Dy blloqet i shtuan përpjekjet për të arritur marrëveshje pas zgjedhjes së Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në këtë mënyrë, shtetet evropiane i ndërprenë bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe filluan të kërkojnë partner të rinj për tregti.
Përpjekjet e Bashkimit Evropian për zgjerim të listës së partnerëve tregtarë kanë sjellur rezultate përmes nënshkrimit të marrëveshjeve me Kanadanë, Japoninë dhe Meksikën. Tash, pas 39 rundeve të bisedimeve, BE-ja arrit marrëveshje edhe me bllokun “Mercosur”, në të cilin bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Paraguai dhe Uruguai.
Bashkimi Evropian është partneri i dytë më i madh tregtar dhe investues i këtij blloku dhe partneri i parë për tregti të mallrave.
Sa i përket zvogëlimit të taksave, kjo mund të jetë marrëveshja më fitimprurëse deri tash për Bashkimin Evropian. Kursimet nga traktati i ri pritet të jenë katër herë më të mëdha sesa në marrëveshjet me Kanadanë dhe Japoninë së bashku.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se marrëveshja me këtë grup shtetesh është moment historik, shkruan “Independent”.