Pas 4 muajsh ndërprerjeje rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 08:28 | Nga

Në Kizhevak të Serbisë, të martën, kanë rifilluar gërmimet për trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, katër muaj pas ndërprerjes së kërkimeve.

Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se nuk ka ndonjë datë të saktë se sa do të zgjasin këto punime, derisa ka shtuar se me vështirësi është duke u punuar për shkak të motit të lig, shkruan sot Koha Ditore.

“Kjo është hera e tretë që po rifillojnë gërmimet në këtë lokacion, dhe sipas disa vlerësimeve punimet tani bëhen tek pjesa kryesore e lokacionit, ku dyshohet për varrezë”, ka thënë Gjetaj.

Herën e fundit kur pala serbe kishte ndërprerë gërmimet në këtë lokacion ishte arsyetuar me mungesë të fondeve të mjaftueshme.

Prenk Gjetaj ka thënë se nga informacionet që kanë, pala serbe tashmë ka siguruar donacione nga Britania e Madhe për rinisjen e punimeve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme