Pas 59 vitesh, Italia mbetet jashtë Botërorit

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 23:32 | Nga

Kombëtarja e Italisë ka humbur mundësinë që të jetë pjesë e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, pasi sonte ka barazuar pa gola kundër Suedisë.

Takimi i play-off-it mes Italisë dhe Suedisë u zhvillua në San Siro, ku për gjatë 90 minutave italianët nuk mundën të gjejnë golin edhe pse kishin përkrahje të madhe nga tifozët e tyre.

Suedia ka shkuar në Botërore fal fitores që ka arritur në takimin e parë të zhvilluar në Suedi me rezultat 1-0.

Italia mbetet jashtë Kupës së Botës për herë të parë pas 59 vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme