Është neutralizuar pas 7 orësh “lufte” zjarri masiv që përfshiu Dhërmiun.
Situata u kthye në alarmante mbrëmjen që lamë pas kur një vatër zjarri u aktivizua dhe era favorizonte rritjen e saj.
Ndonëse shërbimi zjarrëfikës ndërhyri me tre automjete zjarrfikëse të stacionuara gjatë gjithë natës, flakët përhapeshin me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.
Rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të premte flakët janë shuar, por zjarri rrezikoi banesat si dhe disa biznese aty pranë.