Ekonomia Online
FUNDIT

Pas 90 ditësh çmontohet çadra e PD-së

Pas 90 ditësh çmontohet çadra e PD-së

Pas 90 ditësh është çmontuar edhe çadra e protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përpara mbylljes së protestës së opozitës kreu i PD-së, Lulzim Basha, shkoi edhe një herë në çadër ku u tha mbështetësve të pranishëm që kurajën dhe besimin e treguar tani duhet ta përhapin në të gjithë vendin. Për 3 […]

Pas 90 ditësh është çmontuar edhe çadra e protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përpara mbylljes së protestës së opozitës kreu i PD-së, Lulzim Basha, shkoi edhe një herë në çadër ku u tha mbështetësve të pranishëm që kurajën dhe besimin e treguar tani duhet ta përhapin në të gjithë vendin.

Për 3 muaj nga kjo çadër opozita kërkoi qeveri teknike si garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Vendimi për largimin e saj u mor pas marrëveshjes mes kreut të opozitës Basha dhe kryeministrit Rama.

Të ngjashme