Pas abortit, Alec dhe Hilaria po bëhen sërish prindër

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Alec Baldwin dhe  gruaja e tij Hilaria, janë në pritje të fëmijës së tyre të pestë.

35 vjeçarja njoftoi lajmin në Instagram duke shkruar: “Ende është herët, por ne kemi mësuar që brenda meje është një person i vogël. Tingulli i kësaj zemre të fortë më bën shumë të lumtur, veçanërisht për shkak të humbjes që kemi përjetuar në pranverë. Ne duam të ndajmë këtë ljam pasi jemi të emocionuar dhe nuk duam të fshehim shtatzëninë. Këta muajt e parë janë të ashpër, me lodhje e vjellje dhe nuk dua të pretendoj se ndjehem mirë”.

Nëse nuk e dini, Hilaria muaji më parë zbuloi se ajo kishte pësuar një abort.

Çifti ka katër fëmijë bashkë, Carmen, Rafael, Leonardo dhe Romeo.

https://www.instagram.com/p/B2jwlYsH_6d/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme