Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, pas aksionit të policisë në veri për targat, ka ftuar mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për nesër në ora 9:00
Ai me këtë rast ju ka bërë thirrje kundërkandidatëve të tij, Armend Agolli dhe Bedri Hamza, që nesër në ora 10:00 ta pinë së bashku kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës.
Postimi i Agim Bahtiri:
Për shkak të rrethanave të krijuara në veri pas aksionit të policisë, për nesër në ora 9:00 kam të ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Unë sapo bisedova me bartësin e Iniciativës Qytetare Mitrovica dhe pas dakordimit me të, i ftoj z.Agolli dhe z.Hamza që kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës ta pimë nesër së bashku në ora 10:00
Me respekt,
Agim Bahtiri