Pas anulimit të shkëmbimit të pronave në Badoc, VV thërret seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 04 Shk 2024 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se do të thërras seancë të jashtëzakonshme në lidhje me anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, e cila do të mbahet të enjten.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do t^ thërras sërish nesër seancë të jashtëzakonshme, për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, e cila do të mbahet të enjten. Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike.  Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme