Në rast të një apokalipsi bërthamor, domethënë përdorimit të bombës atomike sot, menjëherë do të bjerë një shi i zi dhe i dendur. Nuk do të jenë pika shiu që pastrojnë pluhurin dhe flakët. Do të jenë të trasha, të zeza, me një përbërje si vaji, dhe mund të të vrasin.
Në Hiroshima, shiu i zi nisi të bjerë 20 minuta pasi shpërtheu bomba. Ai mbuloi një sipërfaqe prej afro 20 kilometra përreth zonës së shpërthimit, duke e mbuluar zonën rurale me një lëng të trashë që i shkaktonte kujtdo që e prekte, 20 herë më shumë rrezatim se sa shkelja në zonën e shpërthimit.
Qyteti përreth të mbijetuarve vazhdonte të digjej dhe shteronte oksigjenin, dhe ata tashmë po vdisnin nga etja. Duke luftuar mes flakëve, ishin bërë kaq të dëshpëruar për ujë, saqë shumë hapnin gojën dhe përpiqeshin të pinin lëngun që binte nga qielli.
Në atë lëng, kishte mjaftueshëm rrezatim, për të bërë ndryshime në gjakun e njeriut. Ishte aq i fortë, saqë pasojat shihen dhe sot në vendet ku ra shiu në atë kohë. Ka shumë arsye të besohet që do të bjerë sërish, në rast të shpërthimit të një bombe atomike.