Pas bastisjes disaorëshe në Ministrinë e Mjedisit, sekretari Izedin Bytyqi shoqërohet nga zyrtarët policorë

Prishtinë | 08 Tet 2024 | 12:56 | Nga Diellza Gashi

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është larguar nga zyrat e Ministrisë, raporton Ekonomia Online.

Ai dyshohet për përfshirje në rastin e faljes së borxheve të kompanive të ambalazhuesve të ujit.

Prokuroria Speciale e Kosovës për Ekonomia Online ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të  Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së  parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i  pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga  neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/zyrtaret-policore-e-sjellin-izedin-bytyqi-ne-ministrine-e-mjedisit-pasi-ia-bastisen-shtepine

Të ngjashme