Pas dënimit të Dodikut, DASH: Kundërshtojmë veprimet që minojnë sigurinë

Prishtinë | 27 Shk 2025 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Departamenti amerikan i Shtetit tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada për një Bosnje e Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, ka shkruar në X, zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce.

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi dje presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit.

Të ngjashme