Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa pas dështimit të ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, gjeti kohë që të argëtohet me bashkë-partiakët e tij.
Ai mbrëmë ishte i pranishëm në dasmën e njërit prej familjarëve të deputetit të LDK-së, Naser Osmani, në një prej restoranteve të Prishtinës.
Në këtë video të siguruar nga “Indeksonline”, Mustafa shihet në sofër teksa rrah shuplak me disa muzikë patriotike.
Ndërsa, derisa dëgjon muzikë, Mustafa ‘freskohet’ me një birrë.