Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar me anë të një komunikate për media pasi që Vetëvendosje rrëzoi projektligjin për tërheqjen nga Trusti.
Me anë të kësaj komunikate, AAK ka thënë se ky vendim shton edhe më shumë sipas tyre varfërinë dhe goditjen ndaj shtresës së mesme të popullsisë.
“Sot, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike”, ka shkruar ai.
AAK ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
Reagimi i plotë:
Grupi parlamentar i AAK-së shpreh zhgënjimin e thellë me mosvotimin e nismës për tërheqje të 30% të kursimeve pensionale.
Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare.
Sot, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.
AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar.
Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet!