Edhe pse ka kaluar një vit prej kur ata i dhanë fund martesës, Jennifer Aniston dhe Justin Theroux akoma po mbajnë distancë nga njëri-tjetri.
“Ata nuk e kanë asnjë kontakt më. Jen dhe Justin kanë ndjekur secili rrugën e tyre dhe me të vërtetë e kanë mbyllur këtë kapitull të jetës së tyre”.
“Ata janë ndarë përfundimisht dhe janë kthyer në jetët e tyre si beqarë”, ka thënë një burim pranë tyre për revistën Us Weekly.
Ylli 49 vjeçar i Dumplin’ dhe aktori 47 vjeçar i Leftovers kanë njoftuar për divorcing e tyre në muajin shkurt të vitit 2018 pas më pak se tre vjetësh martesë.
“Ne jemi dy miq të ngushtë që kemi vendosur të ndajmë rrugët tona si çift, por ne do ta vazhdojmë miqësinë tonë të bukur. Mbi të gjitha, ne jemi të vendosur të ruajmë respektin dhe dashurinë qe kemi për njëri-tjetrin”, kishin thënë ata në një deklaratë të përbashkët kur bënë publike ndarjen.
Aniston dhe Theroux kishin nisur lidhjen e tyre në vitin 2011. Më vonë, ata u martuan me një ceremoni sekrete më 5 gusht 2015, pak ditë para ditëlindjes së 44-të të Theroux.
Pas ndarjes, Aniston ka vazhduar të jetojë në Los Angeles ndërsa Theroux është transferuar në Neë York.
“Ai është i lumtur në New York dhe ajo është e lumtur në L.A. Të dy janë shumë të lumtur që po jetojnë ashtu si duan. Të dy duan ta shohin njëri-tjetrin të lumtur dhe tashmë e kanë tejkaluar ndarjen”, ka thënë një burim tjetër për Us Ëeekly.
Aniston kishte folur kohë më parë për ndarjen nga Theroux dhe ish-bashkëshorti tjetër Brad Pitt, me të cilin ishte e martuar nga viti 2000-2005.
“Martesat e mia ishin të suksesshme, sipas mendimit tim. Kur ato erdhën në fund, ishte një zgjedhje që ne e bëmë sepse ne zgjodhëm të ishim të lumtur – ndonjëherë lumturia nuk ekizton më brenda një lidhje dashurie”, kishte thënë ajo.