Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se përmes se nesër në zyret e LVV-së do ta mbajë një konferencë për media, pas dorëheqjes kolektive të anëtarëve të grupit të ekspertëve për vetting.
“Pas dorëheqjes kolektive të anëtarëve të grupit të ekspertëve për propozimim e skenarëve për vetting, jam kontaktuar nga shumë medie për të dhënë qëndrimin tonë. Duke e konsideruar çështje të rëndësishme, ju njoftoj që nesër, në orën 13:00, në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të mbaj konferencë për medie lidhur me këtë çështje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.