Pas fitores ndaj Cerrones, McGregorit i ndryshon renditja në UFC

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Conor McGregor është rikthyer në majat e UFC-s, pas fitores ndaj Donald Cerrones në fundjavën e kaluar.

Irlandezi nuk kishte zhvilluar asnjë përballje që nga humbja ndaj Khabib Nurmagomedovit në tetor të vitit 2018, por që u rikthyer fuqishëm në këtë fillim vit.

Sipas gazetarit Aaron Bronsteter, McGregor është rritur në ranglistën e UFC-s, pas fitores në javën e kaluar.

Irlandezi aktualisht është në vendin e tretë, duke e zbritur në pozitën e katërt Justin Gaethje e në të pestin Cerronen.

Por, para tij janë Dustin Poirier, Tony Ferguson e Khabib Nurmagomedov, që aktualisht është kampion në fuqi.

Kujtojmë se McGregor e dëshiron ripërballjen me dagestanezin, në mënyrë që të rikthehet në pozitën e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme