Janë të shumta nënat që bëjnë tatuazhe emrat, inicialet, apo imazhe të ndryshme për të kujtuar gjithnjë fëmijët e tyre.
Por ka raste kur personi që të bën tatuazhin të gabojë në realizimin e asaj që nëna i ka kërkuar, gabim që në shumicën e rasteve korrigjohet me një tatu të dytë.
Por një mama në Suedi ka vepruar në një mënyrë që pakujt mund t’i shkonte në mendje.
Johanna Sandstrom kishte kërkuar që të bënte tatu, emrin e djalit Kevin, por artisti i kishte shkruar Kelvin.
Një problem që mund të ishte zgjidhur në shumë forma, por Johanna Sandstrom vendosi që t’i ndërronte emrin djali të saj, në vend që t’i nënshtrohej edhe njëherë procedurës së dhimbshme të tatuazhit.