Shumë kush do të mendonin se puna pranë një anëtare të familjes mbretërore është një privilegj, por për disa nuk vlen kjo “punë ëndrrash”.
Mediat e huaja raportojnë se asistentja e Dukeshës nga Sussex, Meghan Markle vendosi të largohet nga puna pas gjashtë muajve të angazhimit.
Zëdhënësi i Pallatit të Kensington refuzoi të komentojë për largimin e ndihmësit të bukuroshesh amerikane, e njohur vetëm si Melissa.
Kjo e fundit filloi të punonte për Dukeshën gjatë periudhës së martesës dhe fillimi i punës ishte sigurisht shumë stresues, ndërsa babai i Meghanit, Thomas shtonte tensione shtesë.
Burime të tjera pohojnë se largimi i Melissa është shkaktuar nga Dukesha, sepse, siç thonë ata, ajo nuk është një person i lehtë për të punuar.
Ndryshe, tashmë familja mbretërore është duke pritur që të vjen në jetë një pjesëtar i ri.