Pas Gjermanisë edhe India përballet me katastrofën e shiut, 25 të vdekur për një ditë

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në tre periferi të Mumbait pas rrëshqitjes së dheut nga shiu i madh.

Kjo u njoftua nga autoritetet zyrtare të Indisë, derisa shpëtuesit i përdornin duart për të gërmuar tokën dhe për të gjetur trupa, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv

Brenda 24 orëve të fundit autoritetet deri më tani kanë raportuar 11 incidente të shëmbjeve të shtëpive ose mureve në zonën e Mumbait.

Kryeministri Narendra Modi përmes një postimi i ngushëlloi familjarët e viktimave derisa u ofroi ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë.

Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë, duke dëmtuar kështu financimin kryesor të Indisë.

Mumbai dhe bregdeti i shtetit industrial Maharashtra të Indisë pritet të ketë reshje të mëdha shiu deri në katër ditët e ardhshme, tha departamenti i motit të Dielën.

Të ngjashme