Pas Google edhe Intel, Qualcomm e Broadcom shkëpusin bashkëpunimet me Huawein

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Siç duket Huawei po përjeton javën më të keqe pasi që furnizuesit amerikan të kompanisë kanë filluar t’i binden aktit të ndalimit të Administratës së presidentit Donald Trump për të bërë biznes me gjigantin kinez.

Sipas Bloomberg, pasi Google i anuloi kompanisë licencën për sistemin operativ Android, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Intel, Qualcomm dhe Broadcom si tre prodhuesit më të mëdhenj në botë të çipeve për të shkëputur bashkëpunimin e tyre me Huawein.

Po ashtu, raportohet se prodhuesi gjerman Infineon ka ndaluar bashkëpunimin me Huawein së bashku me Micron Technology dhe Western Digital.

Vetë Huawei ka njoftuar se është duke zhvilluar alternativa të sistemit operativ në rast të një situate të tillë. Në anën tjetër, Microsoft ende nuk ka komentuar nëse do të vazhdojë t’i ofrojë sistemin operativ Windows kompanisë për laptopët. /

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme