Pas heqjes së arrestit për Milaim Zekën, flet avokati

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 14:51 | Nga

Lirimi i Milaim Zekës nga arresti shtëpiak dhe caktimi i masës së paraqitjes në polici për deputetin e Nismës avokatit të tij Gazmend Halilaj ia ka shtuar besimin se ndaj Zekës do të pushojë procedura penale.

“Koha dhe faktet po dëshmojnë se veprimet e organeve në procedura kanë qenë krejtësisht të ngutshme dhe të paarsyeshme, andaj besoj fuqishëm që ndaj të mbrojturit tim prokuroria të nxjerrë aktvendim me të cilin do të pushojë procedurën penale”, tha për KALLXO.com avokati Gazmend Halilaj.

Ai tregoi se Zeka qëndroi në arrest shtëpiak dy muaj.

“Masa në të cilën [Milaim Zeka] ka qëndruar për 60 ditë ka qenë masa e dytë për nga ashpërsia që gjykata mund t’i shqiptojë të pandehurit për sigurimin e tij në procedurën penale”, tha Halilaj.

Avokati konstatoi se për heqjen e arrestit shtëpiak “gjykata është bazuar në pretendimet e mbrojtje dhe rrethanave faktike të cilat gjykata i ka në shkresat e lëndës”.

Më 16 tetor Zekës iu caktua ndalimi policor nën dyshimet për mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme