Pas humbjes kundër Alavesit, Real Madridi e humb edhe Hazardin

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard u detyrua të largohet nga loja në pjesën e parë të ndeshjes së Real Madridit kundër Alavesit të shtunën, për shkak të një lëndimi.

Anësori belg nuk luajti as 30 minuta para se të largohej nga fusha duke çaluar, në ndeshjen që Madridi e humbi 2:1 kundër vizitorëve, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane tha se shpreson se ky lëndim nuk do ta lërë Hazardin jashtë fushës për kohë të gjatë.

“Mendoj dhe shpresoj se është vetëm një goditje. Shpresoj se nuk është dëmtim muskulor”, tha Zidane.

Kjo ishte vetëm paraqitja e tretë e Hazardit në La Liga kë të sezon, pasi 29-vjeçari është përballur vazhdimisht me lëndime që prej se iu bashkua Realit nga Chelsea në vitin 2019.

Ky ishte lëndimi i tij i katërt këtë sezon, pa llogaritur lëndimin e rëndë në nyje që ia pamundësoi të luante në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar.

Ai mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, kundër Shakhtar Donetsk të martën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme