Marine Le Pen, politikania e ekstremit të djathtë që humbi me rezultat të thellë në zgjedhjet presidenciale të Francës një javë më parë, e ka rimarrë sot postin si lidere e Frontit Nacional, por nuk ishte e qartë nëse do të garojë për deputete në zgjedhjet parlamentare.
Zgjedhjet parlamentare në Francë do të mbahen muajin e ardhshëm.
Steeve Briois, i cili e zuri vendin e Le Pen në krye të Frontit Nacional gjatë garës së saj të pasuksesshme në balotazhin presidencial kundër Emmanuel Macron më 7 maj, e mirëpriti atë në rikthimin në krye të partisë anti-BE dhe anti-emigracion përmes një statusi në Twitter.
Sot pasdite Fronti Nacional do ta publikojë listën e saj me kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare që do ta mbahen në dy runde, më 11 dhe 18 qershor.
Le Pen mori vetëm 34 për qind të votave në balotazhin presidencial, krahasuar me 66 për qind sa siguroi kandidati pro-BE, Macron.