Sipas njoftimit të NATO-s, patrullimet do të kryhen në rast se avionë luftarakë apo civilë kanë nevojë për ndihmë, apo në rast se interceptohen avionë të huaj që i afrohen hapësirës ajrore të një vendi anëtar të aleancës, pa komunikuar me kullën e komandimit dhe pa paraqitur plan fluturimi, transmeton lajmi.net.
Siç vë në dukje NATO, patrullimet ajrore janë misione afatgjata dhe një nga treguesit bazikë të mbrojtjes kolektive.