Pas kërcënimit, Gravina shprehet i hapur për dialog me Juventusin

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, është i bindur se mund të tejkalohen pengesat lidhur me Superligën Evropiane dhe Juventusin.

Deklarata e tij më e re vjen vetëm një ditë pasi e kërcënoi Zonjën e Vjetër se do ta përjashtonte nga Serie A nëse nuk heq dorë nga gara elitare evropiane.

Juve, Real Madridi dhe Barcelona janë tri klubet e vetme (nga 12 sosh) që akoma nuk janë tërhequr zyrtarisht nga Superliga Evropiane që dështoi dy ditë pas njoftimit për formimin e saj.

“Natyrisht që kam folur me Andrea Agnelli, e kam për detyrë që të kërkoj dialog dhe të gjej zgjidhje”, ka deklaruar Gravina për agjencinë e lajmeve Ansa.

“Pavarësisht zgjedhjeve që ai do të bëjë, mendoj se kemi gjithçka që është e nevojshme për t’i tejkaluar pozicionet që aktualisht janë të largëta”, ka shtuar kreu i FIGC.

Të ngjashme