Selia e kompanisë amerikane Amazon në Spanjë është evakuuar sot pas kërcënimeve për vënie të bombës, ka njoftuar policia spanjolle, shkruan Reuters.
“Kemi pranuar telefonatë dhe aktualisht jemi duke e analizuar”, ka shtuar zëdhënësi i policisë, transmeton Telegrafi.
Policia kishte pranuar telefonatën rreth orës 11, kurse sipas informatave të para në ndërtesë nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.
Zyrat e kompanisë Amazon gjenden në ndërtesën e kompleksit Prado, në parkun e biznesit në rrugën Ramidmer de Prado, sikur selia e Alcatel.